English

Klinton: Libia, dhunë seksuale kundër protestueseve

SHBA, 17 qershor, NOA - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka akuzuar forcat e sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi, për shfrytëzim të dhunës kundër grave si “mjete lufte”, dhe tha se qeveritë e tjera në rajonin e Lindjes së Mesme, poashtu e kanë përdorur dhunën seksuale.

një deklaratë të shkruar, Klinton, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për raportet për dhunime të shkallës së gjerë në Libi.

Në deklaratë, po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara janë të “trazuara” nga raportet se qeveritë “në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut” e kanë përdorur “dhunën seksuale” për t’i frikësuar dhe dënuar protestuesit, që kërkojnë reforma demokratike.

NOA/RFE

KOMENTE