Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza greke, Merkel takon Sarkozy
English

Kriza greke, Merkel takon Sarkozy

Berlin, 17 qershor 2011 NOA- Franca dhe Gjermania duan të kontribuojnë së bashku për shpëtimin e Greqisë dhe sigurimin e euros. Kjo u theksua nga kancelarja Angela Merkel pas takimit me presidentin francez Nikolas SarkozyBerlin.

Mediat gjermane pohuan se dy politikanwt ranw dakord se shpëtimi i financave greke duhet bërë me pjesëmarrjen e kapitalit privat, mbi baza vullnetare. “Rregullat përkatëse do të përpilohen në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane”, ka deklaruar Merkel.

"Evropa dhe Euro janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, prandaj ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur stabilitetin e euros."

Ndërsa presidenti francez, Nicolas Sarkozy theksoi angazhimin e përbashkët: " Më lejoni t'iu them se Franca dhe Gjermania kanë të njëjtin pozicion lidhur me situatën aktuale, Greqinë dhe eurozonën. Angazhimi i Francës dhe Gjermanisë, kur bëhet fjalë për stabilitetin e euros është në nivelin më të lartë."

a.q/NOA

KOMENTE