English

SHBA tregon dhëmbët, Zawahiri do të ketë fatin e Bin Laden

SHBA, 17 qershor 2011 NOA- SHBA kërcënojnë Al Kaedan se kreu i ri do të ketë të njëjtin fat si paraardhësi i tij, Osama Bin Laden. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mike Mullen, tha në Washington se një njësi speciale amerikane ka vrarë Bin Ladenin, e njëjta gjë do të bëhet me Zawahirin. Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, theksoi se egjiptianit 60-vjeçar i mungon karizma e paraardhësit të tij. Rrjeti terrorist kishte njoftuar në faqet islamiste të internetit për emërimin e Zawahirit si pasardhës të Bin Ladenit, të cilin ushtarët amerikanë e vrarë në fillim të majit në Pakistan. Zawahiri, prej një kohe të gjatë zëvendës i Bin Ladenit, ka bërë thirrje vazhdimisht për xhihad. Ministria e Jashtme në Uashington ka vënë një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për kapjen e Zawahirit.

a.q/NOA

KOMENTE