English

Vrasje, arrestohet në Austri i riu vlonjat Ergys Gjioveshaj

Vjenë, 17 Qershor 2011 NOA – Kapet në Austri një djalë i ri vlonjat i akuzuar dhe dënuar për vrasje. Lajmin e konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Shtetit shqiptar të cilat para pak minutash morën informacionin nga Interpol Vjena se forcat policore austriake kanë arrestuar 27 vjeçarin shqiptar Ergys Gjioveshaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.212, datë 31.10.2001, ka vendosur të deklarojë fajtor të pandehurin Ergys Gjioveshaj së bashku me të akuzuarin tjetër Florian Meçe për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.

Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim.

Ky vendim ishte ankimuar por Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.305, datë 20.12.2001, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Kalvari me gjyqësorin ka vazhduar sepse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.266, datë 23.10.2002, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kundër vendimeve të mësipërme ka paraqitur kërkesë për rishikim, kërkuesi Florian Meçe, duke vlerësuar se vendimi është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë.

KOMENTE