Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 18 qershor 2011 (VIDEO)
English

Pasqyra e shtypit, 18 qershor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 18 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 18 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor,“Lista e gjimnazeve: Testi i letërsisë, notat për të gjithë maturantët”.

Më tej vijohet me shkrimin, “Gati akti, KQZ nis hapjen e kutive për Tiranën, PS, monitorim gjatë transportit të kutive”, ku jepet vendimi i marrë ditën e djeshme për numërimin e fletëve të votimit të kontestuara.

E përditshmja “Shekulli” ka si fokus kryesor, “Qeveria: Jo më kurime falas në shtet për ish-ushtarakët”, në të cilën theksohet vendimi i qeverisë, dhe detajet e përfitimit të ish-ushtarakëve në lirim.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “Kontratat: Sot Shqipëria do të kishte 4 anije luftarake”, ku jepen dokumentet e zbardhura lidhur me këto anije luftarake.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin, “Letërsia, notat për të 40 mijë maturantët”, ku jepen të gjitha notat e letërsisë.

Më tej vijohet me shkrimin, “Islami: PS ka nevojë për Fatos Nanon”.

Kjo e përditshme ka në qendër edhe intervistën e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim: “Meta: Edi Rama në opozitë me ligjin dhe jo me qeverinë”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me argumentin, “Protestat 145 priftërinjve, Ballkan- Bazar shqetëson priftërinjtë ortodoksë”, ku më tej jepet më tej edhe reagimi i regjisorit Artan Minarolli, i cili shprehet se kisha bën politikë.

Sakaq një tjetër titull që zë vend në faqen e parë të kësaj gazete është edhe, “Asambleja e PS vendos sot për protestat dhe kongresin”.

Gazeta “Shqip” vë në qendër të saj shkrimin, “SHBA dhe KiE: Mbyllni zgjedhjet”, në shkrim citohet letra e dytë drejtuar qeverisë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “Asambleja, PS shmang debatet e brendshme, diskuton sot hapat pas zgjedhjeve”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE