English

Balerini më i vjetër në botë, një 91-vjeçar nga Anglia (Foto)

Londër, 19 qershor, NOA – Balerini më i vjetër në botë është anglezi John Loue. Ai është 91 vjeç dhe arrin të ushtrojë baletin në ambiente e shtëpisë së tij. Loue është mjaft i afat dhe në sportin e patinave. Ai thotë se në moshë 80 vjeçare ka vendosur që brenda banesës së tij të ndërtojë dhe sallën e baletit.

Mësuesi i tij i baletit thotë se John është mjaftë punëtor dhe i aftë në mësimet e kërcimit. Vet 91-vjeçari thotë se ka qenë një pasion i hershëm i tij. Ndërsa shton se e vetmja gjë që i vjen keq, është se nuk mund të bëjë të gjitha lëvizjet e shkathëta në balet.

John thotë se ka pasur problem me fëmijët dhe mbesat e tij të shumta, të cilat kanë frikë se për shkak të moshë së vjetër, ai mund të thyejë ndonjë këmbë.

a.k/NOA

KOMENTE