Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapja e kutive, Basha thellon diferencën në krye me 93 vota
English

Hapja e kutive, Basha thellon diferencën në krye me 93 vota

Tiranë, 19 qershor 2011, NOA- (Update) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon numërimin e votave të kontestuara të njësisë bashkiake numër 2, nga ku rezulton të kryeson kandidati demokrat Lulzim Basha me 93 vota.

Ndonëse nga ana e përfaqësuesve socialist në komision theksohet se ka parregullsi në procedurë, kuti dhe fletë votimi, leximi i tyre nxjerr në disavantazh kandidatin socialist nga numërimi i bërë deri në orën 13.15.

Nga numërimi i ditës së djeshme të minibashkisë numër 2 Basha ruajti avantazhin me 83 vota.

Sakaq në total janë për tu numëruar 190 kuti që i përkasin njësisë bashkiake numër 2 në kryeqytet.

Ky numërim, votash bëhet pas miratimit të projekt-aktit ditën e djeshme nga ky komision në zbatim të vendimit të së hënës së shkuar të Kolegjit Zgjedhor, nga ku u urdhërua numërimi i fletëve të kontestuara në 369 qendra votimi.

a.y/NOA

KOMENTE