Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet 20 kg hashash në Gjirokastër, arrestohet një person, dy në kërkim
English

Kapet 20 kg hashash në Gjirokastër, arrestohet një person, dy në kërkim

Gjirokastër, 19 qershor, NOA – Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë 20 kilogramë lëndë narkotike dhe të arrestojë një person, gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme. Personi i arrestuar është 21 vjeçari me inicialet L.K, lindur dhe banues në Gjirokastër. 21 vjeccari wshtw kapur nw flagrancë, ndërsa policia ka shpallur nw kwrkim dhe dy bashkwpuntorwt e tjerw tw tij.

Droga me orgjinë nga Lazarati ishte destinuar për në Tregun e Fierit dhe të Tiranës. Për të shmangur kontrollin e policisë, 21 vjeçari është përpjekur ta kalojë anë në rrugë toksore, duke bashkëpunuar me një tjetër person, me inicialet N.B nga Gjirokastra.

Operacioni i policisë është zhvilluar sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur Shkëmbi i Memecit dhe këmba e ish Urës së Ali Pashait, vend i cili ndodhet buzë lumit Drino, midis Ujit të Ftohët në Tepelenë dhe fshatit Hormovë.

Sipas policisë, lënda narkotikë është transportuar nga personi me iniciale N.B, nga Gjirokastra me automjetin e tij. Pasi ka parkuar automjetin buzë rrugës, rreth një kilometër larg postobllokut të policisë, N.B ka nxjerrë nga bagazhi i mjetit dy thasët e palsamit të mbushur me lëndë narkotike dhe i ka fshehur në buzën e lumit Drino. Me pas N. B është larguar menjëherë duke lënë një tjetër person për ta ruajtur dhe transportuar me krah.

Në këtë moment forcat e policisë janë afruar dhe kanë bërë të mundur kapjen e drogës dhe arrestimin e 21 vjeçarit.

Policia ka gjetur dy thasë plastmasi në vendngjarje. Në njërin kishte 9 pako, ndërsa në thesin tjetër kishte 8 pako të mbështjella me letër natriban.

Pas arrestimit të 21 vjeçarit, policia ka shpallur në në kërkim e pronarit të lëndës narkotike, i cili është nga fshati Lazarat dhe personin që do vinte ta merrte atë.

Për arsye hetimi, policia nuk ka bërë të ditur gjeneralitetet e plota të shtetasit të arrestuar në flagrancë si dhe të dy shtetasve të shpallur në kërkim .

a.k/NOA

KOMENTE