Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Gardhi”, kap në kufi 2 Sllovenë, sekuestrohet 5.5 kg heroinë
English

Operacioni “Gardhi”, kap në kufi 2 Sllovenë, sekuestrohet 5.5 kg heroinë

Prishtinë, 19 qershor 2011, NOA- Policia e Prishtinës ka arrestuar dy persona pas marrjes dhe grumbullimit të të dhënave, ku u gjetën dhe sekuestruan 5.5 kilogramë heroinë.

Mësohet se arrestimi i personave të dyshuar është kryer dje në orët e vona të pasdites në pikën e kalimin kufitar në Merdarë, ku operacioni i koduar “Gardhi”, bëri të mundur kapjen e Sh. Nrecaj e seksit femër 35 vjeçe dhe E. Maliqi i moshës 25 vjeçare i seksit mashkull, të dy të ndaluarit me shtetësi Sllovene.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e drogës së gjetur e cila mendohet të kapi shifrën e 120. 000 euro, por krahas saj u sekuestrua edhe makina ku ishte fshehur substanca narkotike, tre celularë dhe dy pasaporta.

Kurorëzimi i kij misioni u bë i mundur falë bashkëpunimit me Policinë Kufitare.

a.y/NOA

KOMENTE