English

Pasqyra e Shtypit, 19 qershor

Tiranë, 19 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 19 qershor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “KQZ hap 156 kuti, Basha 83 vota plus”, i cili flet për procesin e numërimit të votave të kontestuara në KQZ. Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe “Debatet në Asamblenë e PS, Rama: Revoltën t’a dëshmojmë jo si forcë e verbër, por si alternativë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “PS, batutat në Asamble, Ruçi: Rama i pari kundër lënies së mandateve”, i cili flet për diskutimet e zhvilluara dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ish-Sigurimsi: Ditët e mia në qeli me Kadri Hazbiun e lidhur”, “Bonaparti në Shqipëri, vlerësimi për Ali Pashën”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Prefektët mbajnë peng bashkitë”, i cili flet për marrëdhëniet mes pushtetit vendor dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror. Disa tituj tjerë janë; “Zbardhet vrasja makabre e 29-vjeçares”, “Kriza, bashkitë u drejtohen kredive bankare”, “Banka e Detit të Zi vlerëson Shqipërinë më 110 milionë euro", “Pengohet në dy pika kufitare greke, shkak vendlindja Çamëri”

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “Paradoksi Rama, Zgjedhje i fituam, por protestat do t’i vazhdojmë”, i cili flet për zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Disa tituj të tjerë janë; “Numërohen 156 kuti të tjera, Basha 83 vota para”, “Andresa: Mashkulli im ideal, ai që di të më bëjë të qesh”, “Pse hesht PS për Ilir Beqjan?”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE