Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta të reja kundër kursit të kursimeve në Greqi
English

Protesta të reja kundër kursit të kursimeve në Greqi

Athinë, (Greqi), 19 qershor, NOA - Pavarësisht ristrukturimit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Giorgos Papandreou, në Greqi po vazhdojnë protestat kundër kursit të kursimeve të qeverisë.

Rreth 5000 demonstrues u grumbulluan në kryeqytetin e Athinës. Papandreou ka shkarkuar të premten ministrin e Financave Giorgos Papakonstantinou, i cili kishte kryesuar deri tani negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për mënjanimin e një kolapsi të mundshëm financar të vendit, këtë të diel takohen sërish ministrat e Financave të eurozonës. Në takimin e Luksemburgut para së gjithash do të diskutohet për livrimin e një kredie urgjente prej 12 miliardë eurosh të miratuar kohë më parë. Pa këto para Greqia pas një muaji nuk do të jetë e aftë për kryerjen e pagesave.

NOA/DV

KOMENTE