English

Gruevski drejt Brukselit, raporton për integrimin

Shkup, 20 qershor 2011 NOA – Agjencia maqedonase e lajmeve INA bën të ditur se lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, nesër do të udhëtojë për vizitë të pa paralajmëruar në Bruksel për takim me krerët më të lartë të BE-së. Burimet qeveritare theksojnë se Gruevski do të informojë krerët e lartë të Komisionit Evropian lidhur me agjendën e Qeverisë së re dhe prioriteteve të saj.

"Gruevski sigurisht se do të raportojë para zyrtarëve të KE-së lidhur me punët dhe synimet që do të ketë Qeveria e re në agjendën e saj. Por kjo është një vizitë nga e cila do të jepen sinjalizimet e krerëve evropian lidhur me mbështetjen ndaj Maqedonisë në procesin e integrimit të saj", theksoi zyrtari i lartë i Qeverisë për agjencinë e lajmeve INA.

Kryeministri Gruevski nesër pritet të takohet me komisionerin për zgjerim Stefan Fule, ndërsa priten edhe takime me zyrtarë të tjerë evropian nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës si dhe evrodeputetë. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe takime me krerë të lartë të NATO-s në Bruksel.

a.q/NOA

KOMENTE