English

Libia akuza Nato-s: Vratë fëmijë

Tripoli, 20 qershor 2011 NOA- Libia akuzon Nato-n për vrasjen e 15 personave, mes të cilëve 3 fëmijë, në një ndërtesë në perëndim të Tripolit.

Zyrtarë të Nato-s thanë se avionët kanë goditur Sormanin, por vetëm objektet ushtarake.

Korrespondenti i agjencisë franceze të lajmeve AFP tha se, reporterëve të huaj u është treguar një pronë e shkatërrurar, që i takonte Khuvildi Hemidit, një anëtari të Qendrës Komanduese Revolucionare, qark i brendshëm i qeverisë.

Gazetarët kanë qenë edhe në një sptial, ku kanë parë nëntë trupa të vdekur si dhe pjesë trupash.

Pretendimi i libianëve për vdekjet e civilëve, erdhi vetëm pak orë pasi NATO pranoi se një “dështim i sistemit të armatimit”, mund të ketë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

a.q/NOA

KOMENTE