English

Luksemburg, fillon Forumi për Ballkanin Perëndimor

Luksenburg, 20 mqershor, NOA -Në Lukemburg sot fillon Forumi për Ballkanin perëndimor, në të cilin, pos ministrave të jashtëm të vendeve të këtij rajoni, marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe Shtefan Fule.

Pritet që temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit. Ministria e Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Raportohet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të njoftoj për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë.

NOA/RFE

KOMENTE