English

Numërimi, KQZ rinis punën pasdite me njësinë 5

Tiranë, 20 qershor 2011 NOA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rinisur procesin e numërimit të votave në kutitë me vota të gabuara. Ka nisur proçedura për votat e njësisë numër 5, ndërsa kutitë me të cilat po punohet momentalisht i përkasin KZAZ 49 dhe janë 230 të tilla. Në këto kuti ka rezultuar vetëm një votë e hedhur gabim për kryetar bashkie. Kjo votë i përkiste kandidatit Lulzim Basha dhe u gjet në kutinë me nr. 18/36.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi në 4 njësi bashkiake, prej të cilave 53 vota kanë shkuar për kandidatin Lulzim Basha dhe 53 për Edi Ramën, diferenca mes dy kandidatëve mbetet 79.

a.q/NOA

KOMENTE