Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 20 qershor 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 20 qershor 2011

Tiranë, 20 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 20 qershor 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “8 maj, skema e zhvendosjes së votuesve në Tiranë”, i cii paraqet një vëzhgim mbi manovrat elektorale të mazhorancës. Disa tituj të tjerë janë; “Misteri i Kodit pestë”, “Mylsim Pasha: Greqia nuk duhet lënë të kërkojë naftë në detin Jonë”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Flet Genc Pollo: U vendos, regjistrimi etnik do të bëhet në tetor”, i cili flet për çështjen e shumë debatuar të regjistrimit të popullsisë. Disa tituj të tjerë janë; “Gruaja e gjetur në kanal, vajza pesë vjeçe pa vrasësin: E lidhi me litar dhe i bëri i gjilpërë te këmba”, “Zbulohet tritol në qelitë e burgut të Burrelit”, “Gjiknuri: Rinumërimin i plotë ose përsëritej zgjedhjesh për Tiranën”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Rinumërimi, kutitë me probleme, vëzhguesi i PD kërcënon vëzhguesen e PS”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Disa tituj të tjerë janë; “Ministrat e Jashtëm të BE, ultimatum për Tiranën”, “Agolli: Shqipëria gjëmon për një kuti, por hesht për një varrezë”, “Meta sot përballë gjyqtarëve”, “Baftjar Zeqaj: Vonesa e konstituimit e pushtetit vendor të pakutimta”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Zbulohet Dushku i 8 majit PS e PD, zero vota në 210 vota”, i cili flet për manovrat elektorale të dy forcave kryesore, të cilat votat për subjekte i kanë kaluar për aleatët. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Bosi i Albanin Airlines arrestohet në Spanjë së bashku me ndihmësin e Mubarakut”, “Debate në KQZ për kodet dhe vulat, Basha kryeson me 76 vota”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Doris Pak: PS të kthehet në Kuvend për integrimin në BE”, i cili pasqyron deklaratat e eurdeputes së njohur. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rinumërimi, Basha në avantazh”, “Amnistia, procedurat për faljen fiskale dhe borxhet”. “Gjata: Ankimimet e PS për Tiranë nuk kanë me efetk ëpr rezultatin në Tiranë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/.NOA

KOMENTE