Bruksel, 21 qershor, NOA - Shqipëria renditet aktualisht si një ndër pesë vendet që shfaqin rrezikshmëri më të lartë në aspektin ekonomik, ndër të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Një fakt i tillë ka rezultuar nga rezultatet e anketës së zhvilluar në muajin qershor nga “Country Euromoney Survey”, ku Shqipëria renditet e pesta ndër 10 vende të rajonit që paraqesin rrezik më të lartë stabiliteti.
Ndërsa në nivel global, sipas të dhënave të kësaj ankete, vendi ynë renditet i 91-ti, në listimin e 184 vendeve të botës, duke marrë në konsideratë një gamë të tërë kriteresh të rrezikut politik, atij ekonomik dhe strukturor në tërësi.
Konkretisht, Shqipëria renditet me një rezultat prej 6.5, i cili qëndron mbi mesataren e Bashkimit Evropian, që mësohet të jetë në nivelin prej 6.1.
Megjithatë, ajo renditet në fund të dhjetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në aspektin e qasjes në tregjet e kapitalit me një rezultat prej 3.8, e cila rezulton të jetë shumë nën mesataren e Bashkimit Evropian, prej 7.9.
Mes të tjerash, ky listim rendit në vend të parë vendet e ulëta si Norvegjia, Danimarka, Hollanda apo Luksemburgu, me nivelin më të ulët të rrezikut që ata shfaqin.
Listimi i rrezikut që paraqesin vendet:
| Central & Eastern Europe: Euromoney Country Risk League Table | ||
| Global Ranking | Country | Rank Change from March 2011 | 
| 20 | Cyprus | 0 | 
| 21 | Slovenia | 5 | 
| 23 | Czech Republic | 1 | 
| 27 | Slovak Republic | 1 | 
| 30 | Poland | 1 | 
| 48 | Hungary | -1 | 
| 54 | Estonia | -4 | 
| 56 | Lithuania | 0 | 
| 58 | Russia | -1 | 
| 59 | Turkey | -4 | 
| 61 | Croatia | -2 | 
| 63 | Bulgaria | 0 | 
| 66 | Latvia | -2 | 
| 72 | Romania | 0 | 
| 84 | Serbia | 2 | 
| 85 | Ukraine | 3 | 
| 87 | Macedonia (FYR) | 0 | 
| 91 | Albania | 0 | 
| 97 | Belarus | 1 | 
| 107 | Montenegro | -3 | 
| 114 | Moldova | 0 | 
| 130 | Bosnia-Herzegovina | -1 | 
n.e/NOA


 
    