Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Argjentinë-Shqipëri 3-0 (LIVE)
English

Argjentinë-Shqipëri 3-0 (LIVE)

Ndeshja miqësore mes Argjentinës dhe Shqipërisë nisi që në minutat e para me avantazh ndaj mikpritësve të cilët shënuan në minutën e gjashtë nëpërmjet Lavezzit.

Porta kuqezi u godit edhe një herë të dytë në minutën e 42-të kur Messi realizoi një tjetër gol për argjentinasit, çka e dyfishoi avantazhin e ekipit të tyre ndaj kombëtares shqiptare.

Pjesa e dytë e ndeshjes miqësore ka filluar duke ruajtur të njëjtin rezultat.

Por në minutën e 75-të, rezultati ka ndryshuar edhe një herë, sigurisht në favor të argjentinasve. Një gol i shënuar nga Sergio Aguerro e çoi në 3-0 avantazhin me kuqezinjtë duke kopsitur kështu fitore të sigurt në këtë miqësore, ndërsa mbeten edhe pak minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Vijon...

Shikoni ndeshjen live këtu ose klikoni këtu

Më poshtë gjeni të dhënat e ndeshjes dhe minitë pa minute mundësuar nga Albania-Sport

MIQESORE ARGJENTINE-SHQIPERI 2-0 Shenues: Lavezzi 6', Messi 43' Stadiumi: El Monumental, Buenos Aires ARGJENTINA: Sergio Romero; Javier Zanetti, Nicolas Burdisso, Gabriel Milito, Marcos Rojo; Ever Banega, Javier Mascherano, Lucas Biglia; Ezequiel Lavezzi, Lionel Messi dhe Angel Di María. Tr.: Sergio Batista SHQIPERIA: Arjan Beqaj; Franc Veliu, Andi Lila, Endri Vrapi, Kristi Vangjeli, Ervin Bulku, Igli Allmuca, Emiljano Vila (46' Hyka), Elis Bakaj, Gjergji Muzaka, Edmond Kapllani. Tr,: Josip Kuzhe Pjesa e dyte - Argjentina ben gati disa zevendesime. Di Maria i le vendin Tevezit. Gago ne vend te Bilias. Trajneri Kuzhe fut ne loje Hyka ne vend te Viles. 75’ – Gol! 3-0. Nje vertikalizim i jashtezakonshem i Lionel Messi nga rreth 30 metra nxori te lire brenda zones sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguerro, ky i fundit shmangu ndërhyrjen e portierit zevendesues Isli Hidi, per te realizuar golin e trete per Argjentinen. 57'- Jahmir Hyka pasi deshton ne disa manovrime te tij brenda gjysmefushes sone e riktheu topin prapa ne drejtim te Beqajt, por Messi u tregua me i shpejte brenda zones, nuhatja e portierit tone veteran i mohoi sulmuesit te Barcelones golin e tij te dyte ne kete ndeshje dhe te tretin per Argjentinen. 46'- Argjentina ben gati disa zevendesime. Di Maria i le vendin Tevezit. Gago ne vend te Bilias. Trajneri Kuzhe fut ne loje Hyka ne vend te Viles. Ne 45 minutat e para, pervec gjuajtjes se Ervin Bulkut (4’) nga rreth 25 metra, Romero priti pa shume veshtiresi, asnjë rast tjeter per Kombetaren tone drejt portes argjentinase. Ne te kundërt, ka qene nje ndeshje me nje drejtim, me nje dialog te gjate te Argjentines ne gjysmefushen tone. Pervec golave nga Lavezzi (asist i Mesit) dhe vete lojtarit me te mire ne bote, Banega (14’), Roho (16’), Mesi (19’), Bilia (22’), Mesi (30’), Di Maria (36’) synuan porten tone. Gjithsesi, ne pergjithesi, nje pjese racionale e kombetares sone, madje te ndëshkuar edhe me njekarton te verdhe te Elis Bakajt (29’), ndaj kapitenit te Interit, Javier Zaneti. 43'- Gol. Nje magji e Lionel Messi, lojtari me i mire ne bote, e çon rezultatin ne 2-0. Nje gol i mrekullueshem brenda zones, por midis pese mbrojtesve shqiptare. Arjan Beqaj vetem nxjerr topin nga rrjeta. 6' - Gol. Argjentina kalon ne avantazh. Lionel Messi (Barcelona) jep asist per Ezequiel Lavezzi (Napoli), dhe sulmuesi i Serise A mposht Arjan Beqaj. Nje gol shume i shpejte. 1’ - Nis miqesorja e luksit midis Argjentines dhe Shqiperise. E para historike me dy here kampionet e botes.

KOMENTE