English

Interpelanca e Thaçit për autostradën shtyhet pa afat

Prishtinë, 21 qershor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pas caktimit të interpelancës së ditës së sotme ku do të diskutohej për kontratën që ka nënshkruar për ndërtimin e autostradës, të quajtur rruga e kombit , “Ibrahim Rugova” me ndërmarrjen turko- amerikane Bechtel- Enka, ajo është shtyrë.

Ka qenë kryeparlamentari Jakup Krasniqi ai që ka komunikuar këtë lajm duke thënë se ajo mund të mbahet nga fillimi i korrikut.

Interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte përcaktuar fillimisht për në datën 20 qershor, por kjo seancë u shty për shkak të vdekjes së deputetes Nekibe Kelmendi.

Ndonëse nuk është caktuar data, kryeministri Thaçi nuk i ka shpëtuar dhënies së shpjegimeve për autostradën Vërmicë – Merdar.

a.y/NOA

KOMENTE