English

Alarmi, kompjuterët dhe lap-topët HP dhe Compaq rrezikojnë të marrin flakë

HP pohon faktin dhe u bën thirrje konsumatorëve të kontrollojnë modelet e tyre të lap-topëve dhe të baterive HP

Tiranë, 22 qershor 2011 NOA - Kompjuterët dhe lap-topët HP dhe Compaq rrezikojnë të marrin flakë ndaj HP konfirmon se ajo po zgjeron thirrjen e saj për bateritë e lap-topëve për shkak të rrezikut të zjarrit që ato paraqesin. Bateritë në fjalë janë bateritë Lithium-Ion të përdorura nga HP dhe kompjuterët lap-top Compaq, të shitura gjatë periudhës Korrik 2007 - Korrik 2008.

Bateritë e rikarikueshme lithium-ion të hequra nga tregu janë përdorur në modele të ndryshme të lap-topëve HP dhe Compaq dhe përfshijnë bateri që nuk janë përmendur në tërheqjet e mëparshme. Bateritë e rikarikueshme lithium-ion mund të mbinxehen dhe the thyhen, duke i shfaqur konsumatorët ndaj një rreziku zjarri dhe djegieje.

Tabela e mëposhtme përfshin gjithë shifrat e modeleve të lap-topëve të shoqëruara me bateritë të tërhequra deri tani. Shifra e modelit të lap-topit ndodhet në krye të etiketës së ngjitur pas lap-topit. Jo të gjitha bateritë që bashkërendojnë me bar kodet janë tërhequr nga tregu.

Një përfaqësues i HP, Remedy thotë: “Konsumatorët duhet të heqin menjëherë bateritë e përmendura më lartë nga kompjuterët e tyre lap-top dhe të kontaktojnë me HP për të përcaktuar nëse bateria e tyre është e përfshirë në këtë tërheqje nga tregu. Konsumatorët të cilët kanë kontrolluar bateritë e tyre dhe janë njoftuar se nuk ishin të përfshira sipas njoftimeve të mëparshme janë të lutur të kontrollojnë sërish. Konsumatorët me bateri të tërhequr nga tregu do të marrin një bateri zëvendësuese falas. Pas heqjes nga lap-topi së baterisë të tërhequr nga tregu konsumatorët mund të përdorin adaptorin AC për të mbajtur me energji kompjuterin e tyre lap-top deri në mbërritjen e baterisë së re.

HP rekomandon se vetëm bateritë e marra nga HP ose nga tregtarët e autorizuar të HP të përdoren me kompjuterët lap-top HP.

Numri i Modelit të Lap-Topit Bar Kodet e baterive (^ mund të ketë ndonjë shkronjë ose shifër)
HP Pavilion dv2000, dv2500, dv2700

dv6000, dv6500, dv6700

dx6000, dx6500, dx6700

62940^^AVX^^^^, 65035^^B7U^^^^, 65035^^B7V^^^^, 65035^^BGU^^^^, 65035^^BGV^^^^
dv9000, dv9500, dv9700 65033^^B7U^^^^, 65033^^B7V^^^^, 65033^^BGU^^^^, 65033^^BGV^^^^
Compaq Presario A900

C700

F500, F700

V3000, V3500, V3700

V6000, V6500, V6700

62940^^AVX^^^^, 65035^^B7U^^^^, 65035^^B7V^^^^, 65035^^BGU^^^^, 65035^^BGV^^^^
HP G6000, G7000 62940^^AVX^^^^, 65035^^B7U^^^^, 65035^^B7V^^^^, 65035^^BGU^^^^, 65035^^BGV^^^^

KOMENTE