Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha niset për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e PPE-së
English

Berisha niset për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e PPE-së

Tiranë, 22 qershor 2011, NOA- Kryeministri Berisha u nis sot pasdite për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, i cili do të mbahet nesër në Pallatin e Akademisë.

Burime nga kryeministria bën të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, zoti Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në sesionin akademik që do të mbahet me rastin e celebrimit të 35 vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane, si dhe të 20 vjetorit të drejtimit të PPE-së nga Presidenti Wilfried Martens, ku do të marrin pjesë kyetarë qeverish të PPE-ve dhe liderë të partive të djathta.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e Forumit të Crans Montanës për Azerbajxhanin, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forumi. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev.

NOA

KOMENTE