English

Ha 422 herë në restorante pa paguar

Londër, 21 qershor, NOA- Ka ngrënë pa paguar faturën në 422 restorante në Angli, duke kryer në perfeksion teknikën e "erës" për tu zhdukur kur vinte momenti për të paguar. Patrick Ryan u arrestua në Blackpool, pasi kishte konsumuar një vakt prej 52 sterlinash në një restorant italian.

Ryan kishte ngrënë pa pagesë në lokalet e Kembrixhit, Doncaster, Londrës, Milton Keynes dhe Newcastle duke përdorur të njëjtën teknikë: ai lajmëronte kamerierët se po dilte jashtë për të pirë një duhan, duke lënë në tryezë një pjatën me ëmbëlsirë si "alibi". Burri është dënuar me 84 ditë burg.

a.e./NOA

KOMENTE