Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pa surpriza votëbesimi i qeverisë Papandreu, hapet rruga për kredinë e pestë
English

Pa surpriza votëbesimi i qeverisë Papandreu, hapet rruga për kredinë e pestë

Athinë, 22 qershor 2011, NOA – Me 155 vota pro dhe 143 kundër, qeveria e re e kryeministrit Jorgo Papandreu ka marrë votëbesimin e parlamentit grek.

Pas kësaj do të duhet që ekzekutivi i ri të përqendrohet në planin për miratimin e programit afatmesëm të daljes nga kriza.

Miratimi i këtij programi do t’i hapë rrugë lëvrimit të këstit të pestë të kredisë, nga vendet e Eurozonës.

Për shkak të nevojës emergjente që Athina ka për huanë e pestë, grupi parlamentar i PASOK-ut, pritet të propozojë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji në parlament.

Në seancën e djeshme maratonë, të transmetuar direkt nga rrjetet televizive CNN dhe BBC, kryetari i qeverisë greke, Jorgo Papandreu kërkoi votëbesimin e parlamentit për të vazhduar rrugën e reformave.

Ndërsa kryetari i opozitës Antonis Samaras bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij kjo qeveri nuk mund ta nxjerrë vendin nga kriza.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Papandreu, i cili deklaroi se në këto momente vendi nuk duhet të rëndohet më tepër për shkak të interesave të ngushta politike.

Pas kalimit në parlament të programit afatmesëm të daljes nga kriza, qeveria Papandreu do ta hedhë atë në vjeshtë në referendum popullor.

mit/NOA

KOMENTE