Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria, mbështetje për ekselencat në Shqipëri
English

Qeveria, mbështetje për ekselencat në Shqipëri

Tiranë, 22 qershor 2011 NOA- Kryeministri Berisha lajmëroi në mbledhjen e kësaj të mërkure në Këshillin e Ministrave, se do të mbështeten ekselencat shqiptare duke shtrirë projektin edhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

"Qeveria është e angazhuar që të lehtësojë kthimin dhe sistemin në vend të ekspertëve dhe specialistëve shqiptarë kudo që ndodhen. Ata po sjellin kontribute shumë të mëdha, po çelin horizonte të reja në veprimtarinë kërkimore dhe shkencore, por mundësitë janë edhe më të mëdha”, theksoi kryeministri.

Kreu i qeverisë vuri theksin edhe në kuadrin ligjor, i cili duhet të parashikojë detyrimin e sektorit publik për punësimim imediat të tyre dhe për bonuset respektive. “Është e domosdoshme - theksoi kryeministri- që të ftohen ekspertë shqiptarë të të gjitha fushave të rikthehen për të punuar në Shqipëri edhe duke krijuar kushte analoge në ato në të cilat punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka të inkurajojmë softin shqiptar. Mendja e kualifikuar të jetë sa shqiptare aq edhe globale, por primare të jetë shqiptare”.

a.q/NOA

KOMENTE