Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: 10 mijë qytetar protestuan kundër politikanëve që po hanë shtetin
English

Vetëvendosje: 10 mijë qytetar protestuan kundër politikanëve që po hanë shtetin

Prishtinë, 22 qershor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikimi me mediat deklaroi se në protestën e ditës së sotme kundër hajnisë, morën pjesë rreth 10 mijë qytetar.

Më tej theksohet se pavarësisht pengesave nga ana e qeverisë, marshi protestues i shoqëruar nga parulla e brohoritje të shumta si “Hajnat në burg!”, “Poshtë Qeveria!” u nis pas orës 12.00 nga Biblioteka Kombëtare për të përshkuar rrugën deri te ndërtesa e Qeverisë. Gjatë tërë rrugës qytetarë të shumtë ju bashkuan marshit protestues, në shenjë solidarizimi.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti u shpreh se, “Ky pushtet e ka vjedhur shtetin dhe ne duhet që shtetin ta çlirojmë prej këtij pushteti. Këta pushtetarë i kanë vjedhur votat për të vjedhur para, që me to të paguajnë vota, që të vjedhin edhe më shumë para.”

“Hajnia në Kosovë është e trefishtë’, theksoi Kurti, “Po e vjedhin buxhetin e Kosovës nëpërmjet korrupsionit, nëpërmjet manipulimit me tendera, ku tenderat ua japin miqve të tyre biznesmenë qe ua kanë financuar fushatat e tyre parazgjedhore e që tash po ua paguajnë me buxhetin e Kosovës. Mënyra e dytë se si po vjedhin këta hajna, është nëpërmjet shitjes se ndërmarrjeve publike të Kosovës siç janë: PTK, KEK-u dhe Trepça. Po ashtu edhe përmes negociatave që po i zhvillojnë me Serbinë në Bruksel janë duke ja vjedhur territorin Kosovës”.

Sipas tij, arsyeja pse Qeveria e Kosovës shkon në bisedime është, sepse është e korruptuar edhe e ka bishtin e zënë me derë dhe se politikanët, që janë bërë njerëzit më të pasur të Kosovës, janë ditën politikanë e natën biznismenë, madje ai theksoi se ata janë politikanë që po e hanë shtetin.

Ndërsa Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të thonë të vërtetën, përshëndetën edhe aktivistë të tjerë, nën mbështetjen e vazhdueshme të protestuesve.

a.y/NOA

KOMENTE