Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
VMRO-DPMNE negociata me BDI për qeverinë e re
English

VMRO-DPMNE negociata me BDI për qeverinë e re

Shkup, 22 qershor 2011 NOA/INA- Agjencia maqedonase e lajmeve INA pohon se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë arritur marrëveshje për qeverisjen.

Dy partitë kanë rënë dakord për të lidhur koalicionin, ndarjen e ministrive sipas numrit si edhe për parimet e funksionimit të koalicionit të ardhshëm.

Negociatat po zhvillohen mbi kërkesat e BDI-së dhe afatet kohore dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre. Mbyllja e rasteve të Hagës përmes interpretimit autentik të Ligjit për amnisti nga ana e Parlamentit, zgjidhja e statusit të UÇK-së përmes “marrëveshjes së Majit të vitit 2007 të arritur midis këtyre dy partive, kur BDI ishte pjesë e opozitës, ndërsa VMRO-DPMNE në koalicion me PDSH-në, kërkesat për ndarje sipas përqindjes adekuate të buxhetit për projektet infrastrukturore dhe zhvillimore si dhe kërkesa të tjera.

Sipas marrëveshjes së arritur jozyrtare dhe jo përfundimtare për ndarjen e ministrive, sikundër citon agjencia INA, BDI-së do ti takojnë pesë poste ministrore, pesë poste të zëvendësministrave dhe pesë poste në nivel të sekretarëve shtetëror. Gjithashtu partia që drejton Ali Ahmeti kërkon edhe pozicione dhe udhëheqje në drejtori dhe agjencione të rëndësishme qeveritare dhe shtetërore.

Burime pranë partisë shqiptare në pushtet theksojnë për agjencinë e lajmeve INA se parimisht janë dakorduar për të miratuar një ligj për rregullimin e përdorimit më të gjërë të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare.

a.q/NOA

KOMENTE