Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Bruksel, pjesëmarrës në samitin e PPE
English

Berisha në Bruksel, pjesëmarrës në samitin e PPE

Bruksel, 23 qershor 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha ndodhet sotBruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, i cili do të mbahet të premten në Pallatin e Akademisë.

Zyra e shtypit e kryeministrisë bën me dije se shefi i qeverisë u nis pasditen e të mërkurës përdrejt Brukselit.

Në samitin e PPE-ve marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, zoti Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në sesionin akademik që do të mbahet me rastin e celebrimit të 35-vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane, si dhe të 20- vjetorit të drejtimit të PPE-së nga Presidenti Wilfried Martens, ku do të marrin pjesë kyetarë qeverish të PPE-ve dhe liderë të partive të djathta.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e Forumit të Crans Montanës për Azerbajxhanin, ku ai do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forumi.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

NOA

KOMENTE