English

Kuvend, Fatmir Hoxha tani anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 23 qershor 2011 NOA- Mazhoranca kuvendore ka dhënë pëlqimin e saj për propozimet e presidentit të republikës Bamir Topi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët kanë votuar pro Fatmir Hoxhes ,i cili mori 72 vota. Ndërkohë, 3 emrat e tjerë i janë kthyer për rishikim komisionit të ligjeve në seancën e kaluar. Edhe sot votimi është kryer sërish në mungesë të deputetëve të opozitës.

a.q/NOA

KOMENTE