Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomia Kineze, drejtuar një të ardhmeje të ndriçuar
English

Ekonomia Kineze, drejtuar një të ardhmeje të ndriçuar

Diplomacia Kineze, paqësore për interesa të përbashkëta

Shkrim i dërguar tek agjencia NOA, nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri

Ditët e fundit, disa agjenci për investime dhe ekspertë nga vendet perëndimore vunë në dukje se tregu i aksioneve kineze ishte i zymtë dhe pasuria e paluajtshme pati flukse tepër serioze, ata parashikojnë se ekonomia kineze ndoshta do të ketë një rënie të rëndë ose do të shembet. Madje, shifrat ekonomike të fundit që sapo u publikuan kanë ngjallur supozime të shumëllojshme për “hard landing”. Kina vërtet ka disa probleme që duhen zgjidhur në zhvillimin ekonomik, por një supozim i tillë si “shembja e ekonomisë kineze”, i cili është tejet i ekzagjeruar, nuk është real.

Së pari, rregullimi i ritmit të ekonomisë kineze është më se normal. Cilido qoftë vendi nuk mund të mbajë një rritje ekonomike të pandryshuar përgjithmonë. Duke u përballuar me krizën financiare globale, Kina kishte zbatuar në mënyrë të pa hezituar politikën aktive fiskale dhe politikën e lirshme (në kuptimin modest) monetare, dhe ekonomia e saj ishte e para në mbar botën që u ringjall dhe u rrit, por disa probleme u shfaqën njëkohësisht. Pas krizës, rregullimi i këtyre politikave pa dyshim ndikoi në një farë mënyre në shpejtësinë e rritjes ekonomike. Mund të themi se shkaku kryesor për ngadalësimin e rritjes ekonomike kineze është rezultati i kontrollit.

Së dyti, duke qenë në situatën e kontrollit, gjithsesi ekonomia kineze do të mbajë një rritje relativisht të lartë. Sipas “Planifikimit Pesëvjeçar të 12-të ” , ekonomia kineze do të zhvillohet në mënyrë të sigurte dhe të shpejtë në pesë vitet e ardhshme, gjatë kësaj periudhe, rritja mesatare e GDP-së vjetore do të jetë 7%. Për sa i përket të ardhmes së zhvillimit të ekonomisë, shumë institucione prestigjioze përfshire FMN mbajnë një qëndrim pozitiv. Ditët e fundit, edhe pse Goldman Sachs, Credit Suisse, Royal Bank of Scotland dhe disa institucione nisur nga parashikimet e rritjes së ekonomisë kineze për një rënie, prapëseprapë ato parashikojnë se ekonomia kineze do të rritet me 9% në vitin 2011.

Së treti, aftësia e ekonomisë kineze në përballimin ndaj krizës është rritur dukshëm. Që nga reforma dhe hapja ndaj botës, aftësia e ekonomisë kineze rritet dukshëm, vëllimi i përgjithshëm i GDP-s renditet në vendin e 2-të në mbarë botën, struktura e ekonomisë është duke u përmirësuar; përveç këtyre veçorive, potenciali i kërkesave të tregut kinez është i jashtëzakonshëm, aftësitë e inovacionit dhe përshtatjes së ndërmarrjeve kineze janë duke u rritur; vlen të përmendet se qeveria kineze ka aftësi të marrë masat e duhura dhe fleksibël të kontrollit, duke imponuar ndikime të forta mbi kriza të ndryshme ekonomike e financiare. Për shembull, masat që ka marr qeveria kineze për rregullimin e disa problemeve në industrinë e pasurisë te paluajtshme kane dhënë rezultate të mira fillestare.

Megjithatë kuptuam se në klimë të ndërlikuar ekonomike ndërkombëtare, rruga e përparimit të ekonomisë kineze nuk do të jetë e rrafshët. Pas krizës financiare ndërkombëtare, kompleksiteti i mjedisit të jashtëm ekonomik, çështjet strukturore të ekonomisë kineze i sjellin zhvillimit të ardhshëm të ekonomisë kineze vështirësi dhe rrezikshmëri. Kontradikta strukturore që ka pasur ekonomia kineze nuk mund të injorohet, pengesa që do të ballafaqojë ekonomia kineze gjatë zhvillimit nga reforma e përgjithshme deri në reformën e thellë s’mund të nënvlerësohet. Kina duhet t’u kushtojë një rëndësi të veçantë problemeve dhe vështirësive, duke bërë përpjekje për të realizuar ndryshimin rrënjësor të mënyrave të zhvillimit të ekonomisë kineze.

Më shumë se 30 vjet të Reformës dhe hapjes ndaj botës, gjë e cila i ka sjellë Kinës zhvillime të vrullshme të ekonomisë, rritjes së konsiderueshme të fuqisë gjithëpërfshirëse kombëtare, veçanërisht pasi Kina ka përballuar me sukses krizën financiare ndërkombëtare, bota ka treguar një interes gjithnjë e me të fortë në drejtimin strategjik të Kinës, është interesuar se si Kina do ta shfrytëzojë fuqinë e saj në rritje e sipër? A do të kërcënoje Kina ndaj vendeve të tjera? Po të themi që Kina vërtet ka ndonjë qëllim strategjik, atëherë mund të shprehet në dy fjalë: zhvillim paqësor, d.m.th synim për harmoni dhe zhvillimin në vend, synim për paqen dhe bashkëpunimin jashtë vendit, që të realizohet “ëndrra kineze”, që me mjete paqësore, nga reforma të vazhdueshme dhe përmirësimi i sistemit tonë, nëpërmjet përpjekjeve këmbëngulëse, shpikjeve dhe krijimeve të popullit kinez, me bashkë-ekzistence miqësore afatgjatë dhe bashkëpunime të barabarta me përfitime reciproke me vendet e tjera, me qëllim që populli kinez, duke zënë 1/5 të popullatës së përgjithshme në botë, të shpëtojë veten jo vetëm nga varfëria, por edhe të gëzoje një jetë më të bukur, Kina do të jetë një vend ku banorët janë të kënaqur, shoqëria është harmonike, zhvillimet politike, materiale, shpirtërore, kulturore, mjedisore do të procedojnë në mënyre të balancuar, Kina do të jetë anëtarja më e përgjegjshme që i bindet ligjit të komunitetit ndërkombëtar.

Kina e tanishme do të ndjekë e palëkundur rrugën e zhvillimit paqësor. Si një vend i lashtë me një histori prej 5000 vjetësh, Kina nuk ka praktikuar kulture ose traditë për zgjerimin dhe hegjemonizmin, dashamirësia dhe harmonia janë në zemër të traditës sonë politike dhe kulturore, Kina vlerëson fqinjësinë e mirë me t gjitha vendet, i përmbahet konceptit filozofik “atë që nuk dëshironi t’ua bëjnë juve, mos ia bëni të tjerëve”. Në kulmin e Dinastisë Tang, Japonia nga Kina kishte fituar lulëzim,jo kërcënim. Në Dinastinë Ming, lundërtari i madh kinez, Z. Zheng He, duke drejtuar flotën më të fortë të asaj kohe 7 herë për në vendet perëndimore, nuk kishte çuar me vete as gjak as luftë, as grabitje as kolonizimin, por porcelan, çaj dhe mëndafsh. Zhvillimi i Kinës buron nga përparimet e veta shoqërore e ekonomike, jo ekspansionizmi me forca të armatosura. Kina po përpiqet të krijoje një mjedis paqësor ndërkombëtar për të zhvilluar veten, njëkohësisht edhe të nxisë paqen botërore me zhvillimet e veta.

Kina e tanishme do ti përmbahet e palëkundur strategjisë së hapur me përfitime të ndërsjellat. Zhvillimi i Kinës asnjë herë nuk mund të ndahet me botën, madje është në favor të zhvillimit botëror. Ne nuk mendojmë se marrëdhëniet midis vendeve janë marrëdhëniet zero-sum, që do të thotë dikush fiton, dikush tjetër humbet, dikush lulëzon, dikush tjetër shkatërrohet. Vendet e botes duhet të respektojnë dhe të besojnë njëri-tjetrin, të jenë të barabarta, të zhvillojnë bashkë me interesin reciprok. Kina është bërë vendi i dytë importues në botë dhe ka Emerged Markets më të madh, duke krijuar 14 milionë vende pune për vende e rajone të tjera. Kina po zbaton aktivisht Planifikimin Pesëvjeçar të 12-të, do të vazhdojë me këmbëngulje reformën dhe hapjen ndaj botës, duke pritur vendet e mbarë botës për të marr pjesë në zhvillimin e Kinës, për të ndarë premisat kineze.

Disa njerëz mendojnë se nëse Kina do të bëhej e fortë, do të hegjemonizohej. Por, s’është kështu. Së pari, Kina është ende një vend në zhvillim. GDP-ja e Kinës tashmë renditet në vendin e dytë në botë, por realiteti është që sado që do të jetë e madhe GDP-ja e Kinës, ajo duhet të ndahet në mes të 1.3 miliardë njerëzve. GDP për frymë është vetëm US $ 3.800, duke u renditur rreth vendit t 104 në botë, edhe më e ulët se shumë vende afrikane. Duke nisur nga standardi i Kombeve të Bashkuara “një dollar në ditë”, 150 milion kinezë janë ende duke jetuar nën vijën e varfërisë. Kina ka një popullsi të madhe, por me një bazë të dobët ekonomike. Zhvillimi urban-rural jo në të njëjtin nivel, pabarazitë në strukturën industriale dhe prapambetja e produktivitetit janë çështje ende për t'u zgjidhur rrënjësisht. Në çfarëdo mënyre, Kina është e madhe në kuptim të popullsisë, por e vogël në kuptim të ekonomisë. Ky është një vend në zhvillim de facto. Disa vende të zhvilluara thonë se Kina duhet të hiqet nga lista e vendeve në zhvillim, edhe ne sinqerisht kemi këtë dëshirë, por realiteti është i tille, ne duhet të bëjmë edhe shumë përpjekje, të synojmë për zhvillime me çdo vullnet, të përqendrohemi te ndërtimi i përgjithshëm.

Së dyti, politika e mbrojtjes së një vendi varet nga mjedisi i brendshme dhe ai i jashtëm, si dhe nga parimet e politikave, jo nga kapaciteti ekonomik. Kina nuk “eksporton” ideologjinë, as ndërhyrjen e armatosur, vetëm paqen e bashkëpunimin. Ne angazhohemi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe çështje të nxehta në mënyrë paqësore. Kina po ndjek një politikë mbrojtëse. Ndërtimi ushtarak ka për qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, mbrojtjen e kufijve tokësore prej më shumë se 22.000 km dhe ato detare prej 18,000 km, sigurimin e zhvillimit në një klime të qetë, por absolutisht jo nga kërkesa e garës së armëve, as dëshira për të kërkuar ekspansion apo hegjemoni. Historia e ngritjes dhe rënies të disa fuqive të mëdha në botë na tregon se: ekspansionizmi është një rruge qorre, gara e armëve, dominimi i botës gjithashtu, dhe zhvillimi paqësor është e vetmja rrugë e drejtë.

Për zhvillime të mëtejshme, Kina duhet të forcojë bashkëpunimin me vendet e mbarë botës, dhe i nevojitet një klimë e sigurte dhe paqësore ndërkombëtare. Prandaj ne e vlerësojmë së tepërmi miqësinë tradicionale mes Shqipërisë dhe Kinës, vargjet si “me miqtë sado larg që jemi, porsi komshi të mirë i kemi ” pasqyrojnë më së miri marrëdhëniet tona dje, sot dhe nesër. Në të kaluarën, shkëmbimet e personaliteteve të larta midis dy vendeve tona kanë qenë të pandërprera, bashkëpunimet miqësore me interes reciprok zhvillohen konkretisht në të gjitha fushat. Ne vitin 2010, vëllimi i tregtisë dypalëshe është 350 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 28.5%. Tani,Kina është partner i tretë tregtar i Shqipërisë, ajo zë vendin e tretë për importe drejt Shqipërisë dhe vendin e katërt për eksporte nga Shqipëria. Në të ardhmen, Kina shpreson se me zhvillimin e saj paqësor mund ti sjellë Shqipërisë shanse te zhvillimit, dëshiron që me shkëmbime miqësore, bashkëpunime gjithë përfshirëse, të dy popujt tanë mund të gëzojnë stabilitetin, paqen, lulëzimin e prosperitetin.

KOMENTE