Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagime të përziera për tërheqjen amerikane në Afganistan
English

Reagime të përziera për tërheqjen amerikane në Afganistan

Nga Ron Synovitz

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka mirëpritur planin e presidentit amerikan, Barak Obama, për tërheqjen e trupave nga ky vend. “Sot ne e mirëpresim deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e 10 mijë trupave të tyre këtë vit dhe gjithsej 33 mijë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ky është hap i mirë për të mirën e tyre dhe për të mirën e popullit të Afganistanit. Ne e mbështesim këtë vendim dhe unë e uroj popullin e Afganistanit. Dëshiroj që populli i Afganistanit të jetë i sigurt në vendin e vet me aftësitë e veta”, tha Hamid Karzai.

Nga ana tjetër, talibanët, nëpërmjet një kumtese, thanë se shpallja e presidentit Obama, ishte “vetëm hap simbolik”.

Në këtë kumtesë, që me postë elektronike u ishte dërguar mediave ndërkombëtare, akuzohet administrata dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara për “dhënie të shpresave mashtruese”, për përfundimin e luftës.

Talibanët thanë se pretendimet e Shteteve të Bashkuara për progres në Afganistan janë të “pabaza” dhe se lufta e armatosur e talibanëve “do të rritet prej ditës në ditë”, deri sa të gjitha trupat e jashtme të tërhiqen nga Afganistani.

Në mbarë Afganistanin ka pasur reagime të përziera për shpalljen e planit për tërheqjen e forcave amerikane.

Në qytetin juglindor, Khost, afër kufirit me Pakistanin, personi i quajtur Ehsanullah i tha radios Evropa e Lirë se ai mendon se forcat e sigurisë afgane duhet të forcohen para tërheqjes së trupave amerikane.

“Kjo është gjë e mirë, që armata dhe policia jonë janë të afta të qëndrojnë në këmbët e veta. Nëse ky është rasti, atëherë largimi i forcave të jashtme nuk do të jetë problem”, tha Ehsanullah.

Por, një tjetër banor i qytetit Khost, një i ri që nuk ka preferuar ta tregoj emrin, i tha Radios Evropa e Lirë, se ka frikë se armiqësitë e vjetra ndërmjet komandantëve të luftës në Afganistan do të shfaqen, pasi të largohen trupat amerikane.

“Ekziston një problem i shoqëruar me tërheqje. Nëse ata largohen, ruana Zot, atëherë do të ketë luftime të brendshme, të ngjashme me atë që ndodhi në të kaluarën, kur grupe muxhahedine anti-sovjetike, ia kthyen armët njëri-tjetrit. Kjo do të ishte goditje serioze për Afganistanin”, tha ky banor i qytetit Khost.

Në Kabul, disa ligjvënës, po ashtu kanë shprehur shqetësime se largimi i forcave të jashtme mund të krijojë vakuum të autoritetit, që mund të çojë në luftë civile ndërmjet militantëve të grupeve të ndryshme.

Por, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, Zaher Azimi, thotë se ai shpreson se forcat e Afganistanit do të jenë të afta t’i plotësojnë pritjet në periudhën transitore.

“Armata kombëtare afgane është plotësisht e përgatitur për ta marrë përgjegjësinë në hapësirën, ku largohen trupat amerikane. Në këtë aspekt, nuk ka kurrfarë shqetësime”, tha zëdhënësi Zaher Azimi.

KOMENTE