Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ukrainë, fillon gjykimi i ish-kryeministres
English

Ukrainë, fillon gjykimi i ish-kryeministres

Kiev, (Ukrahinë), 24 qershor, NOA - Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, paraqitet sot para gjykatës, në lidhje me akuzat për shpërdorim të pushtetit, në një proces gjyqësor, që ajo e ka quajtur hakmarrje politike të orkestruar nga presidenti Viktor Janukoviç.

Akuzat lidhen me marrëveshjen për gazin që ajo e nënshkruajti me Rusinë në vitin 2009, ndërsa ishte kryeministre. Prokurorët thonë se ajo i shkaktoi 190 milionë dollarë humbje buxhetit të Ukrainës.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet mes 7 dhe 10 vjet. Timoshenko, një nga lideret e Revolucionit të Portokalltë, ka thënë se do të ngre ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo tha se është viktimë e përndjekjes politike.

NOA/RFE

KOMENTE