Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vala e luftës po shuhet
English

Vala e luftës po shuhet

Nga Heather Maher

Duke deklaruar se “vala e luftës po largohet” dhe se amerikanët po arrijnë qëllimet duke mundur talibanët dhe al Kaidën në Afganistan, presidenti Barak Obama ka njoftuar se do të tërheqë 10 mijë trupa këtë vit dhe 23 mijë të tjerë në vitin e ardhshëm, tërheqje kjo që paraqet një shkurtim të trupave amerikane prej 30 për qind. Tërheqja është e barabartë me përforcimin, që Obama e dërgoi në vitin 2009.

Duke folur të mërkurën mbrëma, në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se një tërheqje tani është e mundur, pasi që SHBA-të dhe aleatët e saj, kanë arritur në masë të madhe qëllimet, duke degraduar kapacitetet e Al Kaidës, duke shkaktuar humbje serioze në mesin e talibanëne dhe duke ofruar trajnimin për forcat e sigurisë, të cilat do të marrin përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve të tyre.

“Ne po fillojmë këtë tërheqje nga pozicioni i fuqishëm. Al Kaida është nën presionin më të madh, që ka pasur ndonjëherë, që nga 11 shtatori. Së bashku me pakistanezët, ne kemi nxjerrë jashtë loje më shumë se gjysmën e udhëheqësisë së Al-Kaidës. Dhe duke iu falënderuar profesionistëve tanë të shërbimeve informative dhe forcave speciale ne e vramë Osama bin Ladenin, të vetmin lider që Al Kaida ka njohur ndonjëherë”, tha Obama.

Vetë Obama ka qenë nën presion në SHBA-që t’i japë fund luftës më të gajtë amerikane. Shumë anëtarë të Kongresit dhe publiku e shohin konfliktin në Afganistan si të pafitueshëm, të papërballueshëm dhe konsiderojnë se nuk ia vlen të derdhet me tepër gjak amerikan për të.

Në një samit të NATO-s, mbajtur në Lisbonë në vitin e kaluar, SHBA dhe aleatët e saj, u pajtuan që t’i japin fund operacioneve ushtarake në Afganistan në vitin 2014.

Aktualisht rreth 132 mijë trupa të NATO-së shërbejnë në Afganistan.

Ai tha se sfida të mëdha mbesin përpara, por vërejti se në disa provinca, transferi i përgjegjësive të sigurisë, tashmë ka nisur.

Ai lavdëroi afganët, për luftën kundër betejave të përditshme të kryengritësve.

“Forcat afgane të Sigurisë janë rritur në mbi 100 mijë trupa dhe në disa provinca dhe komuna tashmë kemi nisur kalimin e përgjegjësive të sigurisë te populli afgan. Përballë dhunës dhe frikësimit, afganët po luftojnë dhe po vdesin për shtetin e tyre, duke themeluar forcat policore lokale, duke hapur tregjet dhe shkolla, duke ofruar mundësi të reja për gratë dhe vajzat dhe duke u munduar që ta kthejnë një faqen të re prej dekadave të luftërave”, tha Obama.

Që nga fillimi i mandatit të tij, Obama e ka lidhur suksesin në Afganistan me suksesin në Pakistan, i cili mbetet një strehë për al Kaidën dhe talibanët.

Me gjithë përpjekjet e shumëfishta për bashkëpunim, dyshimi me të cilin Uashingtoni dhe Islamabadi e shohin njëri-tjetrin është rritur pas vrasjes së Osama bin Ladenit në tokën pakistaneze.

Obama tha se do të vazhdojë presionin mbi qeverinë pakistaneze që të “zgjerojë pjesëmarrjen në ofrimin e një të ardhme paqësore për këtë rajon të shkatërruar nga lufta dhe ne do të insistojmë që ai të përmbushë përkushtimet”.

Por, askush- të paktën nga publiku amerikan- nuk beson se Afganistani mund të transformohet në një shtet tërësisht të sigurt, që mbështetet ne vetvete brenda tre vjetësh deri në fund të misionit ushtarak.

Korrupsioni mbetet endemik në qeverinë e Karzait, ndërsa vrasjet e civilëve - për të cilat OKB-ja thotë se talibanët janë në masë të madhe përgjegjës- ishin në nivelin më të lartë vjet, që nga viti 2001.

Si dëshmi se Uashington nuk po pret që të arrihet qëllimi i paarritshëm, Obama tha se shteti nuk do të jetë një “vend i përsosur”, në kohën kur të përfundojë përfshirja ushtarake amerikane.

“Ne nuk do të mundohemi ta bëjmë Afganistanin një vend të përsosur. Nuk do të patrullojmë pa kufi në rrugë apo malet e tij. Kjo është përgjegjësi e qeverisë afgane, e cila duhet të ngrejë kapacitete për të mbrojtur popullin e vet dhe të lëvizë kah një ekonomi e dëmtuar nga lufta te një që mund të ruajë paqen e qëndrueshme”, tha Obama.

Shtëpia e Bardhë planifikon që të përfundojë tërheqjen e trupave në dy faza. Pesë mijë trupa do të vijnë në shtëpi këtë verë, ndërsa 5 mijë të tjerë do të kthehen ka fundi i vitit.

Në vitin e ardhshëm do të tërhiqen 23 mijë, duke lënë në Afganistan rreth 70 mijë trupa.

Komandanti kryesor amerikan në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, ka kërkuar një tërheqje më të ngadaltë dhe modeste.

Raportohet, se Petreus, që do të vihet në krye të CIA-së, nuk e ka mbështetur vendimin e Obamës.

Në anën tjetër, Laurenc Korb, ish ndihmës i sekretarit amerikan të mbrojtjes dhe anëtar i lartë i Qendrës për Përparimin Amerikan, parasheh se tërheqja e trupave do të sjellë ndryshime të strategjisë në terren.

“Mendoj se ajo që do të shohim është, kalimi i sa më shumë përgjegjësive nga NATO te afganët dhe mbështetja më e madhe në atë që njerëzit e quajnë ” përpjekje kundër terrorizmit e jo kundër kryengritësve. Me fjalë tjera, përdorimi i armatimit amerikane, vetëm po që se forcat afgane të sigurisë, nuk mund ta menaxhojnë situatën, ose nëse talibanët kthehen sërish në zona të caktuara”, tha Korb.

Kalendari i Obamës, nënkupton se 33 mijë trupa do të sillen nga lufta në SHBA në nëntor të 2012-ës, kur amerikanët do t’iu drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet presidenciale.

Paraqitja e planit për tërheqje, vjen në kohën, kur po përgatitet fushata e tij elektorale.

Ndërsa kjo i mundëson Obamës, që në fjalimin e fushatës, të theksojë se ai po e përfundon përfshirjen amerikane në një luftë jo të popullarizuar.

KOMENTE