English

10 mijë plumba kundrejt një Porsche

Massachusetts, 25 Qershor NOA - 10 mijë plumba kundrejt një Porsche 911 që është fajtor i problemeve të vazhdueshme që i ka sjellë pronarit të saj.

Autovetura është “dorëzuar” avash avash nën plumbat e 140 armëve të kalibrave të ndryshëm: shpërthyen xhamat e më pas krahu i majtë filloi të humbasë ngjyrë e formë.

Gjithçka ka ndodhur në Massachusetts, në SHBA, ku një person anonim ka marrë vendimin që t’i dhurojë makinën e tij një organizate të pasionuarish pas armëve. Personi në fjalë kishte shumë pakënaqësi në lidhje me këtë veturë, ku shumë shpesh i kishte shfaqur probleme motorike , në veçanti me sistemin e ftohjes.

Ndërhyrjet për ta riparuar nuk kanë dhënë efektin e pritur dhe në këtë mënyrë shtetasi amerikan ka vendosur të qëllonin ndaj Porsche të tij dhe kjo në një formë hakmarrje kudnrejt makinës, që i ka kushtuar 80 mijë dollarë.

r.b/NOA

KOMENTE