Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parakalimi i gabuar, 5 persona përfundojnë në spital
English

Parakalimi i gabuar, 5 persona përfundojnë në spital

Lezhë, 25 qershor 2011, NOA- Një përplasje e fortë mes dy makinave në aksin rrugor Lezhë- Laç ka bërë që të plagosen rëndë 5 persona, mes tyre dy nga Mali i Zi, të cilët janë dëmtuar më rëndë dhe janë dërguar drejt Spitalit Ushtarak.

Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Milotiti”, ku një automjet tip benz dhe një automjet tjetër i llojit volksvagen, janë përplasur fortë si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Menjëherë sapo është sinjalizuar për rastin policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka konstatuar se makina tip benz drejtohej nga Petrit Bruçi, ndërsa makina tjetër drejtohej nga Skënder Kovaçeviç nga Tivari i Malit të Zi, të cilët që të dy kanë marrë plagë të rënda. Mësohet se të plagosurit e tjerë janë pasagjerja nga Mali i Zi, Sherife Kovaçeviç 25 vjeç, dhe pasagjerët tek makina benz, Muharrem Jakupi 53 vjeç dhe Sheinaze Jakupi 43 vjeç. a.y/NOA

KOMENTE