English

A i lexoni shqiptarët?

Jo vetëm që letërsia, e cila po krijohet sotKosovë, është e gjallë dhe dinamike, por ajo pa asnjë dyshim mund të krahasohet me cilëndo letërsi, që krijohet në vendet e tjera të botës

Nga Vladimir Arsenic

Librat mund të jenë të rëndësishme në dy aspekte, ai shoqëror dhe letraro-historik. Nuk është përjashtim që ndonjë libër, pa marrë parasysh dobësitë e tekstit, është bërë shumë i rëndësishëm, ngase ka prekur temat tabu apo ka bërë ndonjë të keqe të papërmirësueshme. Është e njohur deklarata e Kunderas se disa libra duhet të mbahen në kafaz apo duhet t’i shpalosen vetëm një publiku të zgjedhur, ngase mund të shkaktojnë dëm të madh.

Shembulli, për të cilin dëshiroj sot të them diç më shumë, është tërësisht i kundër. Antologjia e letërsisë së shqiptarëve të Kosovës, simbolikisht e quajtur “Nga Prishtina, me dashuri” (Algoritmi i Medieve, 2011), ka lindur si projekt i përbashkët i redaksisë Beton dhe revistës letrare, MM, mund të jetë halë në sy vetëm për letraret me të ndikuar nga qarqet nacionaliste dhe shoqërore, para se gjithash për shkak se shemb dy mite të ndërlidhura mes vete: se shqiptarët e Kosovës janë një grumbull egërsirave analfabete që urrejnë serbët, por edhe nëse, vërtetë janë të edukuar, ata kanë diç për të thënë, respektivisht se letërsia atje krijohet në nivelin fillestar të zhvillimit se se ndikohet dhe është e helmuar nga miti romantik i lindjes së shtetit.

Në tekstet që janë përfshirë në antologji, pamja është krejt tjetër. Më saktë, jo vetëm se letërsia që krijohet sotKosovë është e gjallë dhe dinamike, por ajo pa asnjë dyshim mund të krahasohet me cilëndo letërsi, që krijohet në vendet tjera të botës. Nëse më pyetni mua, disa prej autorëve, të përfaqësuar në antologji me qëndrimet e tyre poetike dhe tekstet kualitative, në shumë aspekte tejkalojnë pjesën më të madhe të krijimeve poetike, prozën dhe ato të dramës, të cilat mund të lexohen në gjuhën serbe, boshnjake dhe kroate.

Shqiptarët e Kosovës po që urrehen nga serbët dhe plagë e kancerit për ambiciet neokolonialiste që mbretërojnë këtu. Ata janë ajo që kanë qenë hebrenjtë për gjermanët, indianët për pushtuesit e dy Amerikave dhe afrikanët me ngjyrë për popullatën e bardhë të Afrikës së Jugut. Ky fakt tradicionalisht nënvizohet në gjuhën, në të cilën shqiptarët zakonisht janë “shqiptari” apo arbanas-si instruksion për këtë shërben fjalori i Akademisë së Shkencave të Serbisë (i cili ç’është e vërteta nuk ka arritur deri te shkronja sh, por nën përcaktimin “albanac” mund të gjinden të gjitha sinonimet, pa e nënvizuar sinonimin negativ të kësaj fjale), si dhe në fjalorin e Matica Srpska, në të cilën gjithashtu janë të përfshira si sinonime fjalët albanac dhe shqiptari. Krahas kësaj, nëse i hedhim sytë prodhimeve histografiko-letrare nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, e deri në ditët e sotme, ata paraqiten si krijesa me nivel më të ulët racor.

Baballarët e ndryshëm të kombit serbë kanë ngjyrosur pendët e tyre në na(r)cizmin e dallimeve të vogla dhe duke vizatuar hartat kulturore dhe territoriale, kanë bërë përpjekje që të mohojnë autencitetin e kulturës, e cila ka jetuar dhe ka vazhduar në gjuhën shqipe në Kosovë.

Ndoshta goditja e parë e madhe subversive dhe letrare ndaj projekteve të ndryshme ksenofobie të Cosicit, Selenicit, Beckovicit, Kaporit dhe “letrarëve” dhe “intelektualëve” në kulturën e këtushme ka qenë libri i Vladimir Arsenijevicit, Meksiko, ditarit luftarak, në të cilin ai në mënyrë tronditëse ka thyer mitin dominues për shqiptarët me portretin e Xhevdet Bajrës, poetit kosovar, vargjet e të cilit e hapin antologjinë “Nga Prishtina, me dashuri”.

Libri i sivjetmë shfaqet në kulturën serbe në momentet kur Kosova de fakto është e humbur, por “fjala më e shtrenjtë serbe” (për shprehjen e së cilës “poeti” nuk ka paguar me gjakun e tij, por është larë disa herë në gjakun e të tjerëve), ende shërben si monetë, për të larë hesapet në dialogun me Evropën.

Koha e afrimit dhe njohjes më në fund mes dy kulturave ka kaluar që moti, nëse ka mundur të paramendohet ndonjëherë se letërsia ka mund të shpëtojë jetët e njerëzve. Megjithatë, kurrë nuk është vonë. Natyrisht, nuk duhet të besohet në mrekulli se ky libër do të ndryshojë diç të madhe, por vetë ekzistenca e tij është një investim në ardhmëri, në veçanti për fakton se është shoqëruar me një motër binjake, që quhet “Nga Beogradi, me dashuri”.

Dhe në fund të merrem edhe me tekstet. Antologjia është e ndarë në tri pjesë, të cilat përfaqësojnë panoramën e ngjarjeve në tri trajtat e letërsisë. Çdo segment shoqërohet me një tekst të mirë hyrës, i cili e harton situatën në poezi, prozë dhe dramë. Duket se pjesa poetike e antologjisë është më kualitetin më të madh, por as pjesa e prozës dhe dramës nuk mbesin shumë prapa.

Shikuar nga pikëpamja poetike, ky libër vërtetë është shumë larg nga ajo që mund të cilësohet si zgjim romantik, ngase pjesa më e madhe e autorëve janë të vetëdijshëm-ngase e kanë ndier fare mirë në lëkurën e tyre-se rrëfimi i narrativeve të mëdha në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja të përgjakshme. Ajo nuk flet kryesisht vetëm për fajësinë e të tjerëve, edhe pse ka tekste në të cilat në mënyrë eksplicite pasqyrohen krimet që kanë kryer policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë kundër popullatës shqiptare. Kjo natyrisht se nuk befason aspak, duke pasur parasysh madhësinë dhe afërsinë kohore me këtë traumë. Poezia, proza dhe drama në Kosovë, krahas historisë më të re, është e preokupuar edhe me jetën e përditshme, respektivisht realitetin dinamik, në të cilin jetojnë autorët.

Të mos gënjehemi, Kosova është një vend i ri, por edhe vend i të rinjve, kështu që tekstet, të cilat flasin për momentin bashkëkohor, janë të shpejta dhe precizë. Dominon ndjenja se koha është përshpejtuar dhe se nuk ka kohë për t’u ndalur, pa marrë parasysh faktin se teksti letrar nënkupton edhe bartjen e asaj që ka kaluar.

Kualiteti i teksteve, të cilat gjenden në antologjinë “Nga Prishtina, me dashuri”, është i pakontestueshëm. Megjithatë, ajo që është gjëja më e rëndësishme tek këto libra, është pranimi i tyre në kulturën, të cilës i janë kushtuar. Frikësohem se ajo do të zhvendoset në plan të dytë, nëse bazohemi në zërat që vijnë nga mediet. Arsyet për këtë duhet të kërkohen si në faktin se rregulli simbolik, në të cilën shqiptarët ende quhen “shqiptari” edhe më tutje është tejet i gjallë, e gjithashtu edhe në faktin se antologjinë e ka përgatitur katërshja e Betonit, djelmoshat të cilët për shkak të luftës së tyre kundër modelit dominues kulturor ende janë në pamëshirën e pikërisht asaj pjese të opinionit, e cila duhet të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Kosovës.

Pasi që titulli i antologjisë është parafrazë e fantazisë së Bondit nga koha e Luftës së Ftohtë, ka ardhur koha të përkujtojmë se koha e ndarjes së botës në blloqe ka përfunduar në vitin 1989 dhe se duhet të ecim përpara. Të përdorim qëndrimin e Sreten Ugricicit, se njerëzit në Ballkan janë të ngjashëm dhe mbi këtë duhet të krijojmë lidhje-letrare dhe miqësore.

* Kritik letrar dhe përkthyes nga Beogradi. Shkrimi është marrë nga E-Novine

KOMENTE