Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejt fundit odiseja e zgjedhjeve në Tiranë, PS me sytë nga Kolegji
English

Drejt fundit odiseja e zgjedhjeve në Tiranë, PS me sytë nga Kolegji

Tiranë, 26 qershor 2011, NOA/Irma Toptani - Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lulzim Basha pret hapin e radhës që do të ndërmarrë Partia Soacialiste në betejën ligjore për Tiranën.

Siç ka bërë me dije selia rozë, vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të ankimohet si i pavlefshëm në Kolegjin Zgjedhor.

Kjo do të jetë edhe hallka e fundit, që do t’i japë fund odisesë së zgjedhjeve në kryeqytet.

Nisur nga vendimi i mëparshëm i Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vlerësimin dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, pritet që Partia Socialiste të shprehë kundërshtinë e saj për mospërputhje të shifrave.

Dy skenarët e mundshëm janë, rrëzimi i kërkesës së Partisë Socialiste nga Kolegji Zgjedhor dhe lënia në fuqi e vendimit të KQZ-së që shpall fitues Lulzim Bashën me 93 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama, dhe skenari i dytë shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në Tiranë dhe ribërja e tyre.

Skenari i parë i jep fund të gjitha diskutimeve, duke i hapur rrugë mandatimit të Lulzim Bashës si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Në këtë mënyrë, pas 3 mandatesh në duart e socialistëve bashkia e kryeqytetit do të qeveriset nga demokratët dhe kandidati i tyre, Lulzim Basha, i cili ka përpara betejën e vështirë për të kthyer në realitet premtimet e bëra në fushatën e 8 majit.

Premtime që kanë të bëjnë me heqjen e më shume se 60 taksave nga bashkia e Tiranës dhe uljen e tyre, internet falas në të gjithë kryeqytetin, vendosjen e tramvajit, krijimin e një Task-Force të posaçme për punësimin, ngritjen e një agjencie për mbrojtjen e konsumatorëve. Lulzim Basha premtoi po ashtu hapjen e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e para të mandatit të tij, ndërtimin e një rrjeti nënkalimesh dhe parkingjesh, ndërtimin e një tjetër parku të madh të Tiranës, hartimin e planit rregullues të Tiranës si dhe ndërtimin e Unazës së Madhe.

Në programin e zotit Basha renditen edhe të tjera premtime që bashkë me ato të mësipërmet fituan besimin e 125 mijë e 42 qytetarëve të kryeqytetit.

E në këto kushte kandidatit demokrat nuk i mbetet gjë tjetër veçse të marrë laps dhe letër dhe të nisë nga puna konkrete për plotësimin e listës së premtimeve.

Në rast të një skenari të dytë, sipas të cilit, Kolegji mund të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, bazuar në pretendimin e Partisë Socialiste për mospërputhje shifrash, gjithçka kthehet në pikën zero, për ta kthyer sërish Tiranën në një fushëbetejë politike mes dy forcave kryesore në vend.

mit/NOA

KOMENTE