English

Gjendet kufoma e një mashkulli në afërsi të qytetit të Fierit

Fier, 26 qershor 2011 NOA – Kufoma e një njeriu është zbuluar para pak minutash në afërsi të qytetit të Fierit, i konfirmuan agjencisë NOA burime policore në vendngjarje.

Bëhet fjalë për një person të seksit mashkull i cili është gjetur i pajetë dhe në gjendje të dekompozuar, në grykëderdhjen e Semanit në hyrje të qytetit Fier.

Policia po dërgon trupin e të ndjerit në morgun e spitalit lokal, në përpjekje për të zbardhur identitetin dhe të dhënat e tjera të viktimës.

e.t/NOA

KOMENTE