English

Krim makabër në Shkodër, hajdutët ordinerë e vrasin se i pa duke vjedhur kabull elektrik

Shkodër, 26 Qershor 2011 NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shtoje në rrethin e Shkodrës. Viktimë e krimit mbeti një burrë, dyshohet se u qëllua me automatik nga dy hajdutë ordinerë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se 40-vjeçari Ridvan Bekovi është vrarë me armë zjarri pasi dyshohet se është qëlluar me armë nga dy vjedhës të kabullit elektrik. Nga hetimet e para rezulton se viktima Bekovi ka qenë duke punuar në arën e tij në fshatin Shtojë, kur mendohet se ka dalluar dy hajdutët ordinerë të vidhnin kabullin elektrik në shtyllat dhe kabinën elektrike jo larg arës së tij.

Hetimet hedhin si pistë mundësinë që dy hajdutët të kenë besuar se Bekovi i pikasi duke vjedhur dhe duke dashur të mos kenë dëshmitarë në këtë krim gjithsesi jo fatal, bënë krimin tjetër, atë të vrasjes.

Policia e Shkodrës tha se po punon për kapjen e autorëve të krimit të cilët menjëherë pas breshërisë së plumbave u zhdukën në drejtim të paditur.

r.d/NOA

KOMENTE