Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri grek i Financave mbron kursin e kursimeve
English

Ministri grek i Financave mbron kursin e kursimeve

E diel, 26 qershor 2011, NOA- Ministri i ri grek i Financave Evangelos Venizelos kërkoi në radhët e bashkatdhetarëve të vet mirëkuptim për masat masive të kursimit, të cilat synojnë nxjerrjen e shtetit nga kriza e huave. Masat janë në fakt "të ashpra dhe të padrejta" tha ai shprehimisht, por në të njëjtën kohë edhe të domosdoshme për të shmangur pamundësinë për të paguar, shpjegoi Venizelos.

Parlamenti grek do të votojë javën e ardhshme për paketën e kursimeve të propozuar prej qeverisë socialiste. Vetëm në qoftë se ajo miratohet, Greqia do të përfitojë pagesa të tjera ndihme nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Socialistët qeverisës kanë në parlament vetëm një shumicë të ngushtë. Në shenjë proteste kundër politikës së kursimit sindikatat kanë bërë sërish thirrje për greva në mbarë vendin për të martën dhe të mërkurën e ardhshme

DW/NOA

KOMENTE