Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 26 qershor 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 26 qershor 2011

Tiranë, 26 qershor, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 26 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” hapet me artikullin kryesor; “Vendimi i KQZ, Basha shpallet fitues, PS: Duam rivotim” i cili pasqyron vendimin djeshëm të KQZ-së në lidhje me garën për Tiranën. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Atentat Gilmando Danit në Tiranë, plagoset miku i Emiljano Shullazit: Më qëlluan nga një makinë”, “BB: Ja pikat e dobëta të arsimit në Shqipëri”, “Bulqizë, babai lidh djalin me zinxhirë: Është i rrezikshëm”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Tirana rikthehet në Kolegj, PS kërkon rivotim”, i cili flet për vendimin e djeshëm të KQZ-së. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Atentat në mbrëmje në Tiranë”, “Përplaset në mesnatë autobusi, Tiranë – Athinë” .

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në faqen e parë të numrit të sotëm; “Dick Marty raport për Shqipërinë në KiE”, i cili pasqyron raportin e Këshillit të Europës në lidhje me situatën në Shqipëri. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Atentat tek 21 Dhjetori, plagoset Dani, shoku i Dritan Dajtit”, “Luan Probati: E vërteta për Dumen dhe Kongolin”, “Një sinagog në Kalanë e Beratit”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “KQZ, miratohet Basha me 4 vota. PS: Kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve”, i cili pasqyron vendimin e djeshëm të KQZ-së. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Idrizi do të kthehemi në Çamëri, të nxjerrim Greqinë nga kriza”, “Sulmohet me granata shtëpia në Delvinë, vritet vajza 3 vjeçe”, “Testimi, mësuesit shtesë page nga korriku”

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “Asambleja e KiE, shuplakë Ramës”, i cili pasqyron dokumentin e miratuar dy ditë më parë në KiE për situatën në Shqipëri. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Basha: Tani, beteja për ndërtimin e kryeqytetit”, “

KQZ shpall zyrtarisht Bashën kryetar të Tiranës”, “PS, fitore madhështore në Tiranë”. Klosi tallet me Ramën?”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE