English

City ofron 43 milionë për Sanchez

Angli, 27 Qershor NOA - Telenovela Sanchez duhet thënë se nuk ka të mbaruar me të papriturat që po ndodhin gjatë zhvillimit të saj.

Për sulmuesin e Udinezes është shkaktuar një ankand i vërtetë, që në orët e fundit, bazuar në atë çka shkruan shtypi anglez, është regjistruar një ofertë e re e Manchester City.

Sheiku Mansour është i gatshëm të ofrojë një shifër prej 43 milionë eurosh në drejtim të familjes Pozzo për të sjellë në ekipin e tij “Nino Maravilla” dhe në të njëjtën kohë duke mposhtur konkurrencën e Barcelonës dhe Chelsea.

r.b/NOA

KOMENTE