Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lesi i kundërpërgjigjet Cekës: Ke mbushur moshën për pension
English

Lesi i kundërpërgjigjet Cekës: Ke mbushur moshën për pension

Tiranë, 27 qershor 2011, NOA – Kur Ministria e Turizmit nuk ka titullar prej tre muajsh pas kandidimit të Ferdinand Xhaferraj si kandidat i mazhorancës për kryetar bashkie në Durrës, zëvendësministri i Turizmit Nikollë Lesi i është përgjigjur sot sulmeve të këshilltarit të kryeministrit Berisha, arkeologut Neritan Ceka, që pretendon se MTKRS po punon kundër politikave të qeverisë në disa sektorë të turizmit dhe kulturës.

Lesi ndalet këtu duke i cilësuar këto akuza të përsëritura si të pabaza dhe keqdashëse.

një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lesi thekson se Ceka akuzon përditë në mënyrë të pabazë Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve se dikasteri i turizmit po punon kundër politikave të qeverisë.

Këtu Lesi shprehet se “Jam i detyruar të përgjigjem publikisht e zyrtarisht pas disa sulmeve të hapura e mediatike të z. Neritan Ceka, Këshilltar i Kryeministrit Berisha ndaj Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ku ai akuzon përditë e pa pushuar ministrinë tonë se po punojmë në disa sektorë të turizmit e kulturës kundër politikave të Qeverisë për reformimin e këtyre sektorëve”.

Zëvendësministri Lesi ripërsërit se ndihet i detyruar t’i thotë Cekës se “ju si këshilltar i Kryeministrit, e ne si ministri që kemi të njëjtin Kryeministër nuk ka përse të akuzojmë njëri-tjetrin, aq më tepër ju me akuzat e egra ndaj nesh, ndërkohë që mund të zgjidhen duke dialoguar e debatuar, ndonëse akuzat tuaja janë kryekëput të pasakta e në mos keqdashëse”.

Zëvendësministri i Turizmit bën me dije se “Reformimi i Institutit të Ruajtjes së Monumenteve, nuk ka nevojë për centralizim siç kërkoni ju dhe ndonjë drejtor, por për decentralizim”.

Ai i bën thirrje këshilltarit të Berishës, se “ndonëse që prej tre muajve pa ministër përsëri të tre zv/ministrat që jemi në detyrë e të gjithë stafi i ministrisë po punojnë shumë për të krijuar kushte sa më të mira për turistët, për të cilat krenohet me të drejtë Qeveria, Kryeministri e ju zoti Ceka”.

Zëvendësministri i MTKRS-së i bën me dije Cekës se “Ne si ministri kemi bërë një gabim. I vetmi gabim është se nuk kemi zbatuar një vendim të Këshillit të Ministrave për largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve e këshilltarëve që kanë mbushur moshën e pensionit”, përfundon reagimi i Lesit.

mit/NOA

KOMENTE