Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 28 qershor 2011 (VIDEO)
English

Pasqyra e shtypit, 28 qershor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 27 qershor, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 27 qershor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Atentati, miku i Shullazit u qëllua me 10 plumba”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rrëfimi i Kongolit: Si e arrestuan Hysenil Dumen”, “Meksi: PS të afrojë intelektualët, ta bëjë debatin në Parlament”, “Ristani: Nuk ka prova për përsëritje zgjedhjesh”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Rivotim edhe kur mungon vetëm një votë”, e cila flet për bazën ligjore ku do të fokusohet Partia Socialiste, në padinë e radhës në KQZ. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “FBI pranon të marrë plumbat e 21 janarit”, “Alda Dizdari, historia e violinistes që befasoi Britaninë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Rishihen taksat, raporti fiskal i ministrisë zbulon defektet”, i cili flet për mundësinë e rritjes së taksave nga ana e Ministrisë së Financave. Disa tituj të tjerë janë; “Edmond Tupja: Studentet e dobëta ta luajnë për një 5”, “Si e rrahën ambasadorin francezë agjentët e sigurimit”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Ankesa e PS, pavlefshmëri për 30 për qind të kutive në Tiranë”, i cili flet për detajet e padisë së PS-së. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Gjykata shqiptare, vrasja dënohet mesatarisht 8 vjet”, “

Ndryshimet në kabinetin qeveritar para 28 korrikut”, “Kreshnik Spahiu: Kemi 15 deputetë në Kuvend kundër regjistrimit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Zbardhet plani i tranzicionit të bashkisë te Lulzim Basha”, i cili flet për takimet e Bashës me këshilltarët dhe punonjës të bashkisë si dhe projektet drejtimin e ri të këtij institucioni.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Gjeniu i Vogël 4, fiton Krusita Stafa m një vokal shpërthyes”, “Petro Koçi: Duhet kompromis dhe jo pazare politike”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

Videopasqyra e shtypit dhe videokronika mundësohen nga 7Channel News

142

KOMENTE