English

Ritani: Të rrëzohet ankimimi i PS. Gjonçaj: Nuk na informuat për vend-ankimimin

Tiranë, 28 qershor 2011, NOA- (Update) Në vijim të mbledhjes së tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u njoh me relatimin e kreut të këtij komisioni.

Gjatë relatimit të bërë për këtë ankimimin e Partisë Socilaiste relatori i saj Arben Ristani kërkoi rrëzimi e çështjes për dy arsye, mungesë kompetence dhe ezaurimin e afatit ligjor të ankimimit.

Ndërkaq në vijim të këtij qëndrimi reagoi përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjonçaj duke thënë se kjo vonesë mund të jetë shkaktuar për faktin se KQZ nuk informoi për vend-ankimimin.

Ai shtoi më tej se kërkesa e socialistëve është e bazuar në ligj dhe se pretendimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në kryeqytet është i saktë për shkak të parregullsive dhe se është bërë brenda afatit ligjor.

Ankimimi i selisë rozë vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fitues për të drejtuar bashkinë e Tiranës me 93 vota më shumë kandidatin demokrat Lulzim Basha.

a.y/NOA

KOMENTE