Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do rrisim pagat dhe pensionet, nuk kemi konflikt me FMN
English

Berisha: Do rrisim pagat dhe pensionet, nuk kemi konflikt me FMN

Tiranë, 29 qershor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhje së qeverisë së ekzekutivi do të vazhdojë programin për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Ai u shpreh se kjo rritje shkon kundër modeleve që po ndjekin vendet e tjera, por sipas kreut të qeverisë, këto vendime mundësohen nga zhvillimi ekonomik.

“Do të rriten rrogat dhe pensionet në përputhje me parashikimet. Kjo si një politikë e domosdoshme, si një investim në burimet njerëzore, por edhe si ndjeshmëri ndaj pensioneve shqiptarë, të cilët duhet të marrin shumë më tepër nga ç’është e mundur, ndonëse si asnjë qeveri tjetër në Europë”, tha Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha sqaroi dhe pozicionin e mazhorancës përballë vlerësimeve të FMN-së. Ai u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje për mos rritjen e pagave dhe taksat mes qeverisë dhe FMN-së. Ai u shpreh se FMN ka kërkuar vetëm mos rritjen e borxhit, gjë që sipas tij është respektuar nga qeveria.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se marrëdhëniet me këtë institucion janë normale. “FMN e ka theksuar në të gjithë dokumentet e tij suksesin ekonomik të Shqipërisë. Në treguesit makro ekonomik, si borxhet inflacioni dhe difiçiti buxhetor luajalitit dhe vendosmëria e qeverisë është absolute për t’ju përmbajtur objektivave. Nuk po shkelim asnjë lloj premtimit. Për rritjen e taksave nuk kemi marrëveshje me FMN. Pra marrëdhëniet janë shumë të mira dhe do vazhdojnë të jenë të tilla”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE