English

Fabregas, pothuajse një lojtar i Barçës

Spanjë, 29 Qershor NOA - Cesc Fabregas më në fund, është pothuajse një lojtar i Barcelonës.

Mediat spanjolle kanë shprehur sigurinë e tyre dhe janë tepër të bindur se në fund të një tratative të tejzgjatur, Cesc do të kalojë në klubin katalanas.

Për momentin Arsenal ka refuzuar ofertën prej 27 milionë të Barçës, pasi Gunners-at kërkojnë 40 të tillë dhe me sa bëhet e ditur do të arrihet një rrugë e mesme që do të japë përfundimisht zgjidhjen e marrëveshjes.

r.b/NOA

KOMENTE