English

SHBA, “qëllon” agjentët me qumështin e gjirit

SHBA, 29 Qershor NOA - Një grua është rebeluar kundrejt disa agjentëve të policisë dhe i ka “qëlluar” ata me qumësht të gjirit të saj. Zonja në fjalë më pas u arrestua dhe tani është e akuzuar për rezistencë ndaj zyrtarëve të shtetit.

Sipas autoriteteve të kontest së Delaware, në shtetin e Ohio, Stephanie Robinette, 30-vjeçe, është grindur më bashkëshortin e saj gjatë një martese, në të cilën kishte kthyer disa gota më shumë.

Partneri i saj për ta qetësuar kishte kërkuar ndihmën e agjentëve, ku më pas ndodhi dhe skena e pazakontë dhe tani nëna e re akuzohet për rezistencë ndaj autoriteteve.

r.b/NOA

KOMENTE