Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhafa: Vendimi i djeshëm i KQZ, kronikë e paralajmëruar
English

Xhafa: Vendimi i djeshëm i KQZ, kronikë e paralajmëruar

Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Socialiste Fatmir Xhafanjë dalje për mediat, reagoi lidhur me hapat e mëtejshme ligjore të Partisë Socialiste, pas vendimit të djeshëm të KQZ.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Xhafa tha se është marrë në mënyrë të dhunshme nga KQZ rezultati si dhe duke shfrytëzuar një apo dy gjyqtarë të kompromentuar.

Sipas tij, vendimi i djeshëm i KQZ është vendim i pritur nga socialistët dhe kronikë e një ngjarje të paralajmëruar dhe se nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi shumica e KQZ, është një shumicë kamikaze, e vendosur për të çuar deri në fund urdhrat e Sali Berishës për të marrë me çdo kusht në tavolinën mandatin e Tiranës.

“Procesi i djeshëm ishte një procesi manipuluar ashtu sikurse në vijimësi janë manipuluar kutitë e votimit. Nuk ishte rastësi fakti se relator për paraqitjen e kësaj kërkese në KQZ ishte Arben Ristani i cili ka marrë përsipër që të drejtojë gjithë ekzekutimit të këtij procesi të kundraligjshëm dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe që të mos e mbyllte këtë proces, të urdhëruar politikisht, të orientuar ligjërisht dhe të shkruar politikisht nga klani i Sali Berisha. KQZ e kundërshtoi ankimimin tonë, jo për thelbin por procedurë, për afat dhe inkopetencë”, deklaroi Xhafa. (vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE