English

Gjenden 3 vajzat e larguara nga qendra e pritjes së viktimave të trafikuara

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA – Gjenden tri vajzat e larguara nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikuara në Tiranë.

Pas kallëzimit të punonjësve të kësaj qendre të largimit me dëshirë të vajzave efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë arritën të zbulojnë tre shtetaset me iniciale R.D, 34 vjeç; D.D, 20 vjeç dhe K.C, 14 vjeç.

Sipas policisë tre vajzat u larguan para nëntë ditësh, në 21 qershor, nga Qendra Kombëtare e Pritjes se Viktimave të Trafikuara.

Policia po punon edhe për gjetjen e dy shtetaseve të tjera të larguara nga kjo qendër.

mit/NOA

KOMENTE