Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyn në fuqi lista e re e rimbursimit me 240 barna
English

Hyn në fuqi lista e re e rimbursimit me 240 barna

Tiranë, 30 qershor NOA- Që nga dita e nesërme, pacientët mund të përfitojnë disa lehtësi lidhur me blerjen e barnave. ISKSH njoftoi sot se pas vendimit të qeverisë lista e re e barnave të rimbursueshme do të jetë e gatshme për pacientët në nevojë që përfitojnë nga rimbursimi i barnave.

Kjo listë përmban 420 barna nga 409 të tilla, që permbante lista e 2010-tës apo 236 principe aktive.

Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 11 alternativa të reja, nga të cilat, disa formedoza barnash që trajtojne sëmundje kronike, duke krijuar kështu mundesinë e një dozimi më të mirë dhe më efikas për pacientët.

Këto barna te reja përdoren për mjekimin e anemisë tek të sëmuret me veshka, për diabetikët, të sëmuret e pneumologjisë, kardiologjisë, okulistikës.

Efekti financiar i kësaj liste pritet të shkojë në 7.250 milionë lekë të reja deri në fund te vitit, duke përfshirë ketu edhe rimbursimin e TVSH mbi barnat, i cili mbartet i gjithi nga ISKSH.

“ISKSH do të marrë përsipër edhe mbulimin e TVSH 10% për barnat e rimbursueshme, duke mos cënuar në asnjë rast pacientët. Theksojmë se ISKSH është e vendosur të intensifikojë kontrollet, duke bërë një monitorim të rreptë në të gjithë vendin, në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të minimizojë në maksimum abuzimet”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.

a.q/NOA

KOMENTE